Secondary Adv

IGS Resources (iPlast)

 

Përshkrimi

iPlast, një markë e IGS Resources, është sinonim i cilësisë dhe inovacionit në prodhimin e tubave plastike për një gamë të gjerë aplikimesh. Me një fokus të veçantë në qëndrueshmëri dhe teknologji të avancuar, ne ofrojmë produkte të certifikuara ndërkombëtarisht për sektorët e infrastrukturës, gazit, bujqësisë, minierave dhe industrisë.

 

Kompania jonë ofron zgjidhje për një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë Infrastrukturën, Bujqësinë, Industrinë, Gazin dhe Minierat. Me një ekip profesionistësh dhe teknologji të avancuar, ne zhvillojmë produkte që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare dhe ofrojnë performancë të lartë në çdo projekt ku përdoren.

 

Objektivi ynë kryesor është të ndihmojmë klientët tanë të arrijnë rezultate maksimale duke ofruar produkte të cilësisë së lartë që janë të besueshme dhe të qëndrueshme. Përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe përkushtimit ndaj përmirësimit, ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin afatgjatë të komuniteteve dhe projekteve ku operojmë, duke pasur një ndikim pozitiv ekonomik dhe mjedisor.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë produkte plastike cilësore dhe të qëndrueshme që plotësojnë nevojat e klientëve tanë në sektorë të ndryshëm. Ne synojmë të kontribuojmë në ndërtimin e infrastrukturave moderne dhe efikase, duke përdorur teknologji të avancuar dhe materiale miqësore ndaj mjedisit.

 

Vizioni 

Vizioni ynë është të jemi lider në prodhimin e tubave plastikë në rajon dhe më gjerë, duke ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme që ndihmojnë në përmirësimin e jetës dhe zhvillimin e komuniteteve.

Çfarë ofron

iPlast ofron një gamë të gjerë produktesh të dizajnuara për të përmbushur nevojat e klientëve në sektorë të ndryshëm. Produktet tona përfshijnë tubacione për ujë, gaz, kanalizime dhe aplikime industriale, si dhe aksesorë për instalime dhe mirëmbajtje.

 

1. Tubat me Presion PE

Tubat Polietilen me Denistet të Lartë ( HDPE ) janë produktet tona më të kërkuara për shkak të performancës së tyre të lartë dhe qëndrueshmërisë në kushte të ndryshme pune.

• Materialet:

- HDPE PE100: Material standard me rezistencë të lartë ndaj presionit dhe çarjeve.

- HDPE PE100-RC: Material i avancuar me rezistencë të shtuar ndaj çarjeve dhe ndikimeve mekanike.

• Specifikimet Teknike:

- Diametri: Nga OD20 deri në OD630.

- Presioni i Punës: Nga PN 4 deri në PN 40.

- Gjatësitë: Tuba të drejta shufër 6, 12 / 13.5m ose të mbështjella në bobina për lehtësi transporti dhe instalimi.

• Karakteristikat e Veçanta:

- Rezistencë e lartë ndaj korrozionit dhe kimikateve.

- Fleksibilitet i madh, duke e bërë të lehtë përdorimin në terrene të vështira.

- Jetëgjatësi (100 vjet në kushte normale përdorimi).

- Përputhshmëri me standardet ndërkombëtare për ujin e pijshëm.

• Aplikimet:

- Sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm.

- Kanalizime me presion.

- Rrjetet e shpërndarjes së gazit.

- Aplikime industriale dhe bujqësore.

 

2. Tubat e Brinjëzuar (Tub Korrugato / Tub I Valëzuar)

Tubat e brinjëzuar (korrugato) janë të dizajnuara për kanalizime dhe drenazhe, duke ofruar performancë të lartë dhe qëndrueshmëri në kushte të ndryshme mjedisore.

• Materialet:

- Polietilen (PE) dhe Polipropilen (PP).

• Specifikimet Teknike:

- Diametri: Nga OD110 deri në OD1000.

- Klasa e Forcës: SN4 deri në SN16, për të përballuar ngarkesa të ndryshme mekanike.

• Karakteristikat e Veçanta:

- Rezistencë ndaj goditjeve mekanike dhe ngarkesave të larta.

- Rezistencë ndaj kimikateve dhe kushteve të ashpra mjedisore.

- Lehtësi në instalim dhe mirëmbajtje minimale.

• Aplikimet:

- Kanalizime të ujërave të zeza dhe të shiut.

- Sisteme drenazhi për bujqësi dhe infrastrukturë.

- Projekte urbane dhe industriale.

 

3. Aksesorët e Prodhuar nga iPlast

Për të plotësuar gamën tonë të tubave, iPlast ofron një gamë të gjerë aksesorësh të prodhuar me precizion të lartë dhe standarde të larta cilësie. Këta aksesorë janë të dizajnuar për të përmbushur kërkesat e projekteve më komplekse dhe për të garantuar funksionimin e sigurt dhe afatgjatë të sistemeve të tubacionit.

 

Produkte kryesore:

- Pusetat Plastike HDPE: Të përshtatshme për kanalizime dhe drenazhe, të prodhuara për të siguruar qëndrueshmëri dhe lehtësi gjatë instalimit.

- Bërrylat: Berryla 30°, 45°, 60°, 90° Për kthesa të sakta dhe të sigurta në rrjetin e tubacioneve.

- Reduktoret: Për lidhjen e tubave me diametra të ndryshëm, duke siguruar përshtatshmëri të plotë.

- Ypsilonet dhe Tee: Për ndarjen dhe drejtimin e rrjedhës në rrjetin e tubacioneve.

- Këndoret: Për lidhje të qëndrueshme në kënde të ndryshme.

Aksesorët prodhohen në të gjitha përmasat, nga OD 20 deri OD 2000. 

 

Shënim: 

Për tubat e presionit përdoret teknologjia e ngjitjes ballore. 

Për tubat e brinjëzuar, përdoret teknologjia e ngjitjes ballore ose saldimit me material HDPE.

 

• Procesi i prodhimit:

- Prerje me precizion të lartë: Çdo aksesor prodhohet duke përdorur teknologji të avancuar për të garantuar përmasat dhe përshtatshmërinë perfekte.

- Saldim i kontrolluar: Përdorimi i metodave moderne të saldimit siguron që aksesorët të jenë të fortë dhe të qëndrueshëm në kushte të ndryshme pune.

- Certifikim: Të gjithë aksesorët janë të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, duke garantuar cilësinë dhe sigurinë e tyre.

 

• Përfitimet kryesore:

- Cilësi e lartë: Materiale të përzgjedhura dhe procese të avancuara që sigurojnë jetëgjatësi dhe performancë të lartë.

- Efikasitet në kosto: Prodhimi dhe dizajni i optimizuar ndihmojnë në uljen e kostove të projekteve.

- Fleksibilitet: Zgjidhje të personalizuara për të përmbushur nevojat specifike të çdo projekti.

 

Këta aksesorë janë pjesë thelbësore e zgjidhjeve tona dhe ndihmojnë klientët tanë të përmbushin projektet e tyre me efikasitet maksimal dhe cilësi të garantuar.

Shërbime

Tuba Uji PE 100
Tuba Uji PE 100
Tuba Uji PE 100-RC
Tuba Uji PE 100-RC
Tuba PE 100 Gazi
Tuba PE 100 Gazi
Tuba Korrugato HDPE
Tuba Korrugato HDPE
Tuba Korrugato PP
Tuba Korrugato PP
Tuba Drenazhi HDPE
Tuba Drenazhi HDPE
Tuba Drenazhi HDPE Korrugato
Tuba Drenazhi HDPE Korrugato
Tuba Drenazhi HDPE Korrugato Gjeotekstil
Tuba Drenazhi HDPE Korrugato Gjeotekstil
Tuba HDPE Telecom
Tuba HDPE Telecom
Aksesore per Tubacione
Aksesore per Tubacione
Brryla 90 grade
Brryla 90 grade
Brryla HDPE PE 100
Brryla HDPE PE 100
Kapake per Puseta Plastike
Kapake per Puseta Plastike
Puseta Plastike Import
Puseta Plastike Import
Puseta Plastike iPlast
Puseta Plastike iPlast
Reduktore
Reduktore
Tapa Fundore
Tapa Fundore
Ti Kryq
Ti Kryq
Ti PE 100
Ti PE 100
Ypsilon PE 100
Ypsilon PE 100

Katalogu

Katalog IGS Resources (iPlast)

Partnerë të Çertifikuar

iPlast bashkëpunon me partnerë të certifikuar për saldimin e tubave, duke ofruar një cikël të mbyllur dhe të certifikuar për projektet e klientëve tanë. Ky bashkëpunim përfshin:

Saldim të tubave HDPE duke përdorur teknologji të avancuar dhe pajisje moderne.

- Trajnime dhe certifikime për ekipet e saldimit, duke siguruar që çdo proces të kryhet sipas standardeve ndërkombëtare.

- Shërbime të integruara, duke përfshirë prodhimin, instalimin dhe mirëmbajtjen.

 

Certifikimet ISO dhe Europiane

iPlast është një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht, duke garantuar që çdo produkt dhe proces i prodhimit të përputhet me standardet më të larta. Certifikimet tona përfshijnë:

 

ISO 9001: Për menaxhimin e cilësisë.

ISO 14001: Për menaxhimin mjedisor.

ISO 45001: Për shëndetin dhe sigurinë në punë.

SA 8000:2014: Për përgjegjësinë sociale.

- Certifikime evropiane për përputhshmëri me standardet e Bashkimit Evropian.

 

Këto certifikime janë dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar produkte të sigurta, të qëndrueshme dhe të cilësisë më të lartë.

Laboratori dhe Kontrolli i Cilësisë

Laboratori ynë i akredituar është një komponent kyç i procesit tonë të prodhimit, duke garantuar që çdo produkt të përmbushë standardet më të larta të cilësisë. Proceset tona përfshijnë:

 

Testime Para Prodhimit: Verifikimi i materialeve të para për t'u siguruar se ato i përmbushin specifikimet teknike.

 

Testime Gjatë Prodhimit: Monitorimi i vazhdueshëm i proceseve për të siguruar që çdo produkt i përmbush specifikimet teknike. Testime të presionit, forcës dhe qëndresës.

 

Testime Pas Prodhimit: Inspektimet përfundimtare dhe certifikimi i produkteve para shpërndarjes.

 

Lista Totale e Testimeve që kryhen:

1. Testi i Presionit: Mat qëndrueshmërinë e tubave ndaj presionit të lartë për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë në kushte pune.

2. Testi i Densitetit: Përcakton densitetin e materialit për të siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet.

3. Testi i Shkallës së Shkrirjes (MFR): Mat rrjedhshmërinë e materialit gjatë shkrirjes, duke përcaktuar përpunueshmërinë dhe cilësinë e tij.

4. Testi i Zgjatjes deri në Thyerje: Vlerëson elasticitetin dhe aftësinë e materialit për t’u zgjatur para se të thyhet.

5. Testi i Kohës së Induksionit të Oksigjenit: Mat rezistencën e materialit ndaj oksidimit për të garantuar jetëgjatësinë.

6. Testi i Shpërndarjes së Pigmentit: Kontrollon shpërndarjen uniforme të ngjyrës për të siguruar cilësinë estetike dhe funksionale.

7. Testi i Përmbajtjes së Karbonit të Zi: Përcakton sasinë e karbonit të zi në material, e cila ndihmon në rezistencën ndaj rrezeve UV.

8. Testi i Madhësisë së Grimcave: Kontrollon madhësinë e grimcave për të garantuar një përzierje homogjene të materialit.

9. Testi i Shkallës së Ndërlidhjes: Mat nivelin e ndërlidhjes midis molekulave për të garantuar forcën dhe qëndrueshmërinë.

10. Testi i Fortësisë së Unazës: Vlerëson qëndrueshmërinë mekanike të tubave ndaj deformimeve nën ngarkesa.

11. Testi i Përhapjes së Shpejtë të Çarjes: Teston aftësinë e materialit për të rezistuar ndaj përhapjes së shpejtë të çarjeve për siguri maksimale.

Qëndrueshmëria dhe Përkushtimi ndaj Mjedisit

Tek iPlast, qëndrueshmëria është një prioritet i lartë. Ne jemi të përkushtuar për të reduktuar ndikimin tonë në mjedis dhe për të promovuar praktika të qëndrueshme:

 

- Riciklimi:

Tubat HDPE janë plotësisht të riciklueshëm, duke kontribuar në reduktimin e mbetjeve plastike.

- Energji e Rinovueshme:

Prodhimi ynë mbështetet nga energjia diellore, duke reduktuar emetimet e karbonit.

- Produkte Jetëgjata:

Materialet tona sigurojnë jetëgjatësi dhe mirëmbajtje minimale, duke ulur ndikimin afatgjatë në mjedis.

Gama e Produkteve

1. Tuba Uji HDPE

- Tub Uji HDPE

- Tub Uji HDPE PE100

- Tub Uji HDPE PE100-RC

- Tub Polietileni për Ujë

- Tub HDPE për Ujë të Pijshëm

- Tub HDPE PE80 për Ujë të Pijshëm

- Tub HDPE për Presion të Lartë

- Tub HDPE për Sisteme Ujore

- Tub HDPE për Furnizim me Ujë

- Tub HDPE  PE100 për Furnizim me Ujë

- Tub HDPE me Certifikim

- Tub HDPE për Ujëra të Pastërta

- Tub HDPE PE100 për Kanalizim

- Tub Presioni PE100 për Kanalizime

- Tub HDPE për Rrjete Ujore

 

2. Tuba Kanalizimi

- Tub Kanalizimi HDPE

- Tub Korrugato per Kanalizim

- Tub për Kanalizim Ujëra të Zeza

- Tub për Drenazh

- Tub për Kullim

- Tub Kanalizimi për Sisteme Industriale

- Tub Kanalizimi për Rrjete

- Tub për Kanalizim të Jashtëm

- Tub për Ujëra të Ndotura

- Tub për Kanalizime të Larta

- Tub për Kanalizim të Qëndrueshëm

 

3. Produkte për Drenazh HDPE

- Tub Drenazhi HDPE

- Drenazh HDPE Korrugato

- Drenazh HDPE Korrugato me Gjeotekstil

- Tub për Drenazh HDPE

- Tub Korrugato për Drenazh

- Tub Korrugato me Gjeotekstil

- Sisteme Drenazhi HDPE

- Tub për Drenazh të Jashtëm

- Tub për Drenazh të Brendshëm

- Tub për Sisteme Kullimi

- Aksesorë për Drenazh HDPE

- Tub për Shkarkime Uji

- Tub për Ujëra Sipërfaqësore

- Tub Drenazhi HDPE me Gjeotekstil

 

4. Pusetat Plastike

- Puseta Plastike për Kanalizim

- Puseta për Ujëra të Zeza

- Puseta për Sisteme Ujore

- Puseta për Drenazh

- Puseta për Kanalizim të Jashtëm

- Puseta për Ujë të Ndotur

- Puseta Plastike për Rrjete Ujore

- Puseta për Sisteme të Qëndrueshme

 

5. Tuba për Presion të Lartë

- Tub Presioni HDPE

- Tub për Presion të Lartë Uji

- Tub për Sisteme Industriale

- Tub për Furnizim Uji me Presion

- Tub për Kanalizim Presioni

- Tub HDPE PE100 për Presion

- Tub për Rrjete Presioni

 

6. Produkte të Certifikuara

- Tub HDPE me Certifikim ISO

- Produkte Plastike të Certifikuara

- Tubacion me Certifikim Ndërkombëtar

- Produkte të Testuara për Cilësi

- Certifikim për Tuba Ujore

- Produkte të Certifikuara për Kanalizim

 

7. Aksesorë për Tubacion

- Reduktor HDPE

- Bërryl HDPE

- Tee HDPE

- Ypsilone HDPE

- Lidhje Tubash HDPE

- Reduktor për Tub Uji

- Bërryl për Kanalizim

- Tee për Sisteme Ujore

- Lidhje për Tubacion të Jashtëm

- Aksesorë për Sisteme Kanalizimi

- Aksesorë për Sisteme Drenazhi

Video